U largua nga Real Madridi për të luajtur më shumë, për t’i treguar Zinedine Zidanit se ka gabuar shpesh me të.
Bëhet fjalë për Gareth Bale, situata e të cilit nuk ka ndryshuar aspak me transferimin te Tottenham.
Chris Coleman, ish trajneri i Cardiff, ka folur për situatën nëpër të cilën po kalon uellsiani.
Ai ka bërë vetëm 15 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola – thjesht Jose Mourinho nuk i beson aspak, ashtu siç nuk i besonte Zidane.
“Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është, është në gjendje të zgjidhë i vetëm një ndeshje, të shënojë nga asgjë, por kur e shoh tani duke luajtur, më duket sikur sapo është kthyer prej një lëndimi”, u shpreh Coleman.
“Padyshim që të gjithë prisnim që ai të ishte në formë, por është e qartë se ai nuk është. Nuk e di nëse është çështje besimi, mos të harrojmë se Premierliga është shumë më e ashpër se La Liga, intensiteti, fiziku i nevojshëm … Ende nuk ka arritur atje dhe ju duhet t’i jepni tre ose katër ndeshje për të parë diçka ndryshe, por e vërteta është se nuk është në nivelin që të gjithë prisnim”.