Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba mendon se trajneri Mikel Arteta nuk është treguar i drejtë me të.
19-vjeçari u transferua te “Topçinjtë” në verën e vitit 2020 dhe pas 12 muajve huazim te Saint-Etienne u rikthye në “Emirates”.
Mirëpo, meqenëse nuk ishte në planet e Artetas, Saliba u huazua te Nice.
I pyetur rreth së ardhmes, Saliba zbuloi se Arteta e ka gjykuar në vetëm dy ndeshje e gjysmë.
“Ai (Arteta) me gjykoi në vetëm dy ndeshje e gjysmë. Do doja të luaja më shumë. Por, ai më thoshte se nuk isha gati”.
“Isha duke pritur shansin nga ai, por futbolli është këtu”, u shpreh ai.
Ndërkohë, kujtojmë se Arsenali investoi 27 milionë euro që të sigurojë shërbimet e Salibas nga Saint-Etienne.