Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për formën e 39-vjeçarit, Zlatan Ibrahimoviç.
Koeman ka pasur nën urdhrat e tij shumë vite më parë Zlatan Ibrahimoviçin, kur të dy ishin pjesë e Ajaxit të Amsterdamit.
“Kam punuar me të kur ishte 19 ose 20 vjeç. Ju mund t’i shihni cilësitë e tij, e ka provuar se është një nga sulmuesit më të mirë dhe pavarësisht moshës së tij, mbetet një lojtar shumë i mirë.
Nga mentaliteti, është fitues, kjo e bën vendimtar. Ajo që ka bërë ndër vite, është e mrekullueshme. Ka fituar thuajse gjithçka, meriton gjithçka nga ana ime” – tha ai.