Reali shqyrton mundësinë e shitjes së Varane

Futboll

Reali shqyrton mundësinë e shitjes së Varane

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Raphael Varane

Real Madridi është duke shqyrtuar mundësinë që ta vë Raphael Varane në listën e shitjes – njofton Marca.

Francezi ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2022 dhe aktualisht nuk është i interesuar që ta vazhdojë qëndrimin.

Për këtë arsye, bordi i klubit është duke planifikuar që të përfitojë nga shitja eventuale e 27-vjeçarit në verën që vjen.

Reali e vlerëson qendërmbrojtësin rreth 50 milionë euro në rast të shitjes në afatin e ardhshëm kalimtar.

Në ndërkohë, Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e Varane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat