Llapi ka eliminuar Ballkanin në rrethin e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
U desh të zhvillohen edhe penalltitë për të përcaktuar fituesin, pasi 120 minutat e ndeshjes nuk sollën gola.
Pas ekzekutimit të pentlltive, Llapi fitoi me rezultat 4-3.
Trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi ka ironizuar me vendasit, duke thënë se i vije mirë që tifozët janë rikthyer në stadiume.
Gjithsesi tekniku nga Shqipëria ka thënë se humbja ndaj Llapit është përgjegjësi e tij.
“Djemtë u munduan ta dhënë maksimumin, ku me një lojtar me pak arritëm të shkojmë deri në penallti, e ku synimi ka ndryshuar pas daljes se portierit me karton të kuq dhe tani mbetët vetëm të vazhdojmë tutje në kampionat”.
“Më vjen mirë që u rikthyen tifozët këtu në Podujevë, falendëroj futbollistët për atë që sakrifikuan në këtë ndeshje. Kjo humbje është përgjigjësi e imja dhe mendoj që në ndeshjet në vazhdim do të përmisohemi”, ka deklaruar Shkëmbi..