Thomas Muller ishte shumë i lumtur për kalimin e skuadrës së tij në finalen e Kupës së Botës për Klube. Mesfushori bavarez tha për “Sport 1” se objektivi minimal u arrit, edhe pse ai kryesor është fitimi i trofeut në Katarin e largët.
“Mund të jemi të kënaqur që kemi shkuar në finale. Jemi vetëm në gjysmën e rrugës dhe të enjten duhet ta çojmë deri në fund objektivin tonë, – tha Myler që vazhdon më tej duke analizuar ndeshjes. – E dinim që nuk do të ishte e lehtë përballë një skuadre si Al Ahli e cila ka lojtarë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Ishim konkretë në lojën tonë dhe shënuam në kohën e duhur. Cinizmi është arma e duhur në të tilla gjysmëfinale”.
Mulleri nuk kërkoi të vazhdonte me polemikat e shkaktuara nga vonesa e udhëtimit. “Është diçka që i përket së shkuarës. Jemi këtu dhe kemi bërë një ndeshje të madhe. Sigurisht që nuk ishte diçka e bukur ajo që na ndodhi në aeroport, por tani nuk mund të bëjmë më asgjë. Ajo që dua është që në kthim të marrim me vete Kupën e Botës dhe ta sjellim në Mynih.
Do të ishte qershia mbi tortë e një sezoni të paharruar. Skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer dhe është vetëm 90 minuta larg historisë”, tha mesfushori gjerman.