Do të jetë “Allianz Stadium” i Juventusit, që do të presë ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Europa Ligës midis Real Sociedadit dhe Manchester Utd, e programuar për t’u zhvilluar në 18 shkurt me fillim nga ora 18:55.
Ndryshimi i shtetit dhe i stadiumit pasi qeveria spanjolle ka ndaluar çdo fluturim me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të infektimeve në masë që kanë ndodhur për mutacionin e koronavirusit të ri.
Pas Lajpcig-Liverpul dhe Borusia Mysheglabah-Mançester Siti, tani është dhe Real Sociedad-Manchester Utd për ta zhvilluar sfidën e tyre në një stadium neutral.
Këtë lajm e ka publikuar UEFA me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.