Trajneri i klubit të futbollit Shkupi, Hasan Ozer, synon ta fitojnë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare aktualisht renditet në vend të dytë me 33 pikë dhe ka 6 me pak se lideri Shkëndija nga Tetova.
"Mendoj se kemi bërë përgatitje të mira. Çdo gjë funksionoi mirë në Antalia, ne ishim atje për 20 ditë. Ne gjithashtu kemi luajtur katër ndeshje miqësore me kundërshtarë cilësorë.
Ne provuam forcën tonë ndaj tyre dhe mendoj se ishim të suksesshëm në këto ndeshje. Natyrisht, mendoj se jemi të përgatitur mirë për atë që na pret”, tha Ozer për media maqedone “Sportmedia”.
A mundet Shkupi të arrijë titullin, Shkëendija është gjashtë pikë para jush?
"Po, Shkendija është para nesh. Kjo skuadër është gjashtë pikë para nesh. Ne duhet të jemi cilësorë dhe të shpejtë për t'i arritur ata dhe nuk ka kthim prapa nëse duam t'i arrijmë ato.
Shpresoj që jo vetëm t'i arrijmë por edhe t'i kalojmë. Sigurisht që ne kemi një qëllim të tillë, të jemi kampionë"”, tha mes të tjera ai.