Tigres hyri në histori pasi mundi Palmeirasin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube duke siguruar një biletë në finalen e madhe.
Një tifoz i skuadrës meksikane, Don Carlos, i cili është 72 vjeç, ka dhënë një premtim të çmendur duke u bërë protagonist në rrjetet sociale.
“Unë jam 72 vjeç dhe nuk kam bërë asnjë tatuazh në jetën time. Por, nëse Tigres fitojnë ndaj Palmeirasit, atëherë do të bëj tatuazh stemën e klubit.
Nëse mundim Bajernin në finale, atëherë do të bëj fytyrën e Tukas (trajneri i Tigres)”, shkruan Carlos në llogarinë e tij në “Twitter”.
Duket se premtimi i parë do të mbahet pasi skuadra e tij mundi Palmeirasin në gjysmëfinale, tani mbetet për t’u parë se si do të përfundojë finalja e programuar të luhet të enjten.