E ardhmja e Tiemoué Bakayoko mbetet ende e paqartë edhe pse lojtari po luan rregullisht te Napoli.
Këta të fundit e kanë huazuar mesfushorin deri në verë nga Chelsea ku do të kthehet por do të kenë një problem më shumë pasi lojtarit i mbetet vetëm një vit kontratë, transmeton Super Sport.
Ofertat nuk mungojnë për 26-vjeçarin që nga Spanja e Franca por preferenca e tij mbetet Seria A ku ka dhënë më të mirën.
Vetëm konfirmimi i Gattusos te Napoli mund t’i hapë rrugë negociatave me Chelsean për blerjen përfundimtare të tij nga të kaltërit.