Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur edhe për Leo Messi-n në konferencë për shtyp.
“Pas një jave do të ketë kontrolle të tjera, por Di Maria nuk do të jetë kundër Barcelonas. Më vjen keq, sepse është një lojtar i rëndësishëm, por ne kemi një organikë cilësore”, ka thënë Pochettino.
“Messi? Kopertina e France Football që e ka veshur me fanellën e PSG nuk ka lidhje me ne, kemi respekt për futbollistët e klubeve të tjerë”, ka shtuar trajneri argjentinas.
“Futbollistët e një skuadre të caktuar mund të flasin për lojtarë të klubeve të tjera, duke parë se kanë një lidhje shoqërore mes tyre, në këto raste nuk ka asgjë të keqe”.