Francisco Trincao ka arsye për të festuar pasi i dhuroi Barcelonës triumfin ndaj Betis, kur shënoi golin e tij të parë dhe vendimtarin (3-2).
Futbollisti portugez e shpërbleu veten me një Lamborghini Huracan EVO me vlerë mbi 250,000 euro dhe me 640 kuajfuqi.
Ish-lojtari i Bragës pozoi për një foto me makinën e tij në faqen e Instagram të JM Automocion.
Makina e re e Trincao mund të shkojë nga zero në 100 km/ orë për nën tre sekonda dhe është një model shumë ekskluziv, me vetëm nëntë të shitura në të gjithë Spanjën vitin e kaluar.