Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka nisur hetimet për mbrojtësin e Arsenlit të huazaur te Nisa, Uilliam Saliba.
Bëhet fjalë për një video skandaloze të publikuar rreth 3 vite më parë ku, 19-vjeçari paraqiti me rreze “X” njërin prej shokëve të skuadrës së Sent Etienit duke u masturbuar.
Mbrojtësi e fshiu menjëherë video-n nga “Snapchat”-i, por për fatin e tij të keq, dëmi ishte shkaktuar.
FFF-ja e konsideron materialin si “të dëmshëm për imazhin e federatës franceze dhe futbollit”.
Lojtari pranoi fajin dhe u shpreh se ka reflektuar si person pas këtij momenti.