UEFA ka njoftuar se Benfica do të luajë me Arsenalin në stadiumin “Olimpico” në Romë më 18 Shkurt.
Më herët sot, UEFA lëshoi një deklaratë duke njoftuar se ndeshja Real Sociedad - Manchester United do të zhvillohet në “Allianz Stadium” në Torino, përcjell KosovaPress.
Tani, vendimi është marrë edhe për ndeshjen Benfica - Arsenal e cila do të zhvillohet në stadiumin e Romës dhe Lazios në Serie A.
"UEFA mund të konfirmojë që raundi i fazës 1/32 i ndeshjes së parë të UEFA Europa League midis SL Benfica dhe Arsenal FC do të luhet tani në “Olimpico” në Romë," thuhet në këtë deklaratë. “Data e ndeshjes (18 shkurt 2021) dhe koha e fillimit (21: 00) do të mbetet e njëjtë.
"UEFA dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për SL Benfica dhe Arsenal FC për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë, si dhe Federatën Italiane të Futbollit dhe AS Roman për ndihmën e tyre dhe dakordimin për të organizuar ndeshjen."