Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit.
Janë zikaltërit ata që kanë krijuar më shumë raste shënimi por që nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Kurse nga ana tjetër Cristiano Ronaldo e testoi dy herë mbrojtjen e Interit dhe portierin Samir Handanovic me goditje të fuqishme por pa sukses,.
Interit i mbeten edhe 45 minuta të tjerë për ta përmbysur rezultatin 2-1 të ndeshjes së parë të zhvilluar në “Giuseppe Meazza.”