Ish-futbollisti zikaltër emërohet në postin e ri te klubi italian!
Ish-mbrojtësi i Interit Ivan Kordoba do të kontribuojë te klubi i Serisë B italiane, Venecia.
Klubi italian konfirmoi se 44-vjeçari është emëruar si Drejtori i Menaxhimit të Departamentit të Sporteve.
Duke parë karrierën e tij të pasur si futbollist dhe përvojën si menaxher i Interit, Venecia beson se Kordoba i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë funksionar klubi.