Reprezentuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar golin e fitores për Grasshopperin, të martën mbrëma.
Në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë zvicerane, Grasshopperi i famshëm fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Winterthurit.
Sulmuesi Demhasaj në lojë hyri në minutën e 70-të ndërsa në minutën e 84-t realizoi për 3:2.
Demhasaj fitoi një top në zonë, kaloi portierin dhe shënoi për fitore. Për të ishte goli i gjashtë këtë edicion.
24-vjeçari ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës, ndërsa e ka një paraqitje për Kosovën A.
Është ftuar në disa ndeshje, por ka fituar rastin vetëm ndaj Maltës më 17 nëntor të vitit 2018.