Qëndrimi i Elseid Hysajt te Napoli po bëhet një iluzion. Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur prej dy vitesh të rinovojë kontratën me të kaltërit dhe tashmë largimi i tij nga “Partenopei” duket më realist se kurrë.
Pas lajmeve se Sevilja, Marseja dhe Lioni interesohen për 26-vjeçarin, menaxheri i tij, Mario Xhufredi është takuar dje me menaxherin e Romës, Tiago Pinto.
Të dy janë takuar në Trigoria. Në fakt bëhet fjalë për lojtarin e Romës, Xhordan Vertu, të cilin Xhufredi e përfaqëson si agjent. Por, mes palëve mund të ketë patur dhe bisedime për Elseid Hysajn.
Roma ka shfaqur interes të vazhdueshëm për mbrojtësin kuqezi.