Ndërsa vazhdon hetimi për shkaqet e vdekjes së legjendës së futbollit, Diego Maradona çështja bëhet gjithmonë e më komplekse dhe nuk mungojnë të papriturat.
Kështu edhe një psikolog dhe dy infermierë janë vendosur në hetim për vdekjen e yllit të futbollit Diego Maradona, konfirmon CNN.
Psikologu Carlos Diaz, dhe infermierët Gisela Madrid dhe Ricardo Almirón mohuan të kishin treguar pakujdesi dhe neglizhencë në trajtimin e Maradonës
Nën hetim për shkaqet e vdekjes së Maradonës janë dhe neurokirurgu Leopoldo Luque dhe psikiatrja Agustina Cosachov. Maradona, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.