Bajerni i Mynihut ka kontaktuar agjentin e Erik Garsias, kontrata e të cilit përfundon qershorin e ardhshëm dhe tashmë i ka komunikuar Mançester Sitit se ai nuk do të rinovojë në fund të sezonit me anglezët.
Në parim, lojtari do të kishte vendosur të kthehej te Barcelona, por opsioni për të luajtur për kampionët e Gjermanisë mund ta bëjë atë të ndryshojë mendim.
E gjitha kjo tregon se bavarezët do të bëjnë një ofertë zyrtare në javët e ardhshme, shkruan “Todo Fichajes”.
20-vjeçari që luan si qendërmbrojtës do të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën gjermane e cila në fund të sezonit të humbasë dy lojtarë në atë repart: Zherom Boatengun që është pranë kalimit te Çelsi dhe David Alabanë që me shumë mundësi do të zgjedhë Realin për të vazhduar karrierën.