Ylli i FC Zurich, Benjamin Kololli ka fituar dje një çmim mjaftë i rëndësishëm.
Shqiptari është shpallur lojtari i artë në kampionatin zviceran.
Kololli është duke shkëlqyer në Superligën e Zvicrës duke bërë 10 paraqitje dhe shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime.
Mirëpo, kohën e fundit ka pësuar lëndim dhe është duke u shëruar nga lëndim.
Kololli shpreson të shërohet para ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Lituanisë në miqësore që zhvillohet në mars.