Ylli spanjoll i RB Leipzig, Dani Olmo ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madridit.
Mbretërit janë në një sezon plot ulje-ngritje dhe tashmë drejtuesit po shikojnë përforcimin e ekipit për sezonin e ri.
Shumë emra lojtarësh mund të largohen, ndërsa pritet të vijnë edhe të rinj që do t’i pasojnë disa nga legjendat e klubit.
Sipas mediumit OkDiario, mesfushori i RB Leipzig, Dani Olmo është subjekt i interesit nga Real Madridi.
Los Blancos dëshirojnë të sjellin 22-vjeçarin si një zëvendësim për Lucas Vazquez, i cili është informuar që do të largohet nga klubi në verë.
Olmo, i cili filloi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës La Masia, ka shënuar dy herë në 20 paraqitje në Bundesliga për RB Leipzig këtë sezon.