Man.United dhe Liverpool i shpallin “luftë” njëra-tjetrës për talentin Pedro Goncalves!
Pas Bruno Fernandes, Manchester United mund të përsërisë një tjetër operacion të rëndësishëm me Sportingun e Lisbonës.
Bëhet fjalë për të riun Pedro Goncalves i cili po shkëlqen dhe po udhëheq ekipin në krye të kampionatit portugez me 14 gola të shënuar në sezonin e parë me Sportingun.
Për 22-vjeçarin do të jetë një betejë angleze pasi edhe Liverpool dëshiron ta ketë në skuadër ndërsa drejtuesit e klubit portugez e kanë bërë të qartë që lojtari largohet vetëm nëse paguhet klauzola prej 60 milionë eurosh.