U nda me të më 2 shkurt, gjendet e vdekur ish-e dashura e futbollistit

Futboll

U nda me të më 2 shkurt, gjendet e vdekur ish-e dashura e futbollistit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:46
U nda me të më 2 shkurt, gjendet e vdekur ish-e dashura e futbollistit

Lajm tragjik për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut Jerome Boateng. Ish-e dashura e tij, Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin. Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeçe, u gjet i pajetë nga policia. Jerome dhe Kasia u ndanë më 2 shkurt, lajm që e dha vetë futbollisti në Instagram:

“Siç është shkruar në media, i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tutje ne do të shohim secili punën e vet. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është e vetmja zgjidhje. Duhej ta bëja këtë hap.

u kërkoj falje të gjithë atyre që i lëndova sidomos ish-të dashurës sime, Rebecca, dhe fëmijëve tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën.”

Kasia Lenhardt u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”. Lajmin tragjik të vdekjes së saj e konfirmoi kolegia modele, Sara Kulka, e cila në Instagram komentoo:

“Pushofsh në paqe! Ti person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të doja të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen tënde tani dhe e vërteta të dalë në shesh. Nuk do të të harroj kurrë, nuk njoh njeri që mund të qeshë si ti".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat