Icardi ‘thumbon’ Interin, pëlqen festimin e lojtarëve të Juventusit

Futboll

Icardi ‘thumbon’ Interin, pëlqen festimin e lojtarëve të Juventusit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:31
Mauro Icardi

Ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka pëlqyer foton e lojtarëve të Juventusit duke festuar pas arritën në finale të Kupës së Italisë pasi mposhtën “Neurazzurët”.

Icardi u largua nga Interi në vitin 2019 duke iu bashkua PSG-së për 50 milionë euro.

Argjentinasi shpesh ishte lidhur me kalimin në Torino, por Juventus dhe Inter asnjëherë nuk arritën marrëveshje për transferimin e tij.

Ish sulmuesi i Sampdorias duket se ka lidhje të mira me lojtarët e Juventusit derisa ka pëlqyer foton e Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonucci, Alvaro Morata dhe disa yjeve të tjerë.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Juventusit dhe Interit përfundoi me rezultat 0 – 0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat