Batatina “godet” Arben Zeqirin dhe Bylbyl Sokolin: Mjeshtri i Kupës nuk ka pasur paisje për ta kryer misionin!

Futboll

Batatina “godet” Arben Zeqirin dhe Bylbyl Sokolin: Mjeshtri i Kupës nuk ka pasur paisje për ta kryer misionin!

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:18
Tahir Batatina, Arben Zeqirin e Bylbyl Sokoli

Tahir Batatina ka “goditur” klubin e Gjilanit dhe analistin Arben Zeqiri pas dështimit të “Skifetrave” në ndeshjen e sotme të Kupës së Kosovës ndaj Istogut.

Gjilani është mposhtur nga Istogu me rezultatin 0:2, për t’u eliminuar kështu nga Kupa e Kosovës.

E disa ditë më parë, analisti i njohur, Arben Zeqiri kishte deklaruar se Bylbyl Sokoli është mjeshtër i Kupës së Kosovës dhe për këtë arsye janë favoritë për ta fituar Kupën e Kosovës.

“Unë i jap përparësi Gjilanit. Për arsye se mjeshtër i fitimit të Kupës së Kosovës është trajneri i skuadrës Bylbyl Sokoli. Pesë herë kampion i Kupës dhe asnjë trajner nuk e ka arritur këtë gjë. Për këtë arsye mendoj se më e fuqishmja është kjo ardhja e trajnerit të Gjilanit trajneri Sokoli dhe e ka të vetmin synim për të arritur objektivin për dalje në Evropë”, ka thënë Zeqiri.

Ndërkohë, sot Tahir Batatina, trajner i Llapit ka “goditur”, duke ia kujtuar Zeqirit këtë deklaratë.

“Para disa ditëve dëgjova që Kosova e ka një mjeshtër të Kupës së Kosovës. Siç po duket mjeshtri sot nuk ka pasur paisje për servisim për ta kryer misionin, gjithnjë sipas analistit në fjalë”, ka shkruar Batatina para pak çastesh në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat