Trajneri i Ferizajt, Burim Çerkini e ka komentuar eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa e Kosovës..
Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça ‘89 ka mposhtur Ferizajn me rezultat 4:0 për të kaluar tutje.
Pas ndeshjes, Qerkini ka thënë se kupa nuk ishte asnjëherë objektiv i skuadrës së tij.
“Qënduam mirë në pjesën e parë, por më pas nuk e kishim koncentrimin e duhur për ta mbajtur ritmin”, ka thënë Çerkini në “Art Sport”.
“Kemi një skuadër të re dhe pa shumë eksperiencë”, tregoi ai.
“Objektivi ynë mbetet ndërtimi i një ekipi kompetitiv për të ardhmen”, deklaroi Çerkini.