Trepça ’89 ka marrë një fitore të lehtë në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës.
‘Minatorët’ kanë shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ferizajt për të kaluar në çerekfinale të Kupës.
Trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ka mbetur shumë i kënaqur me fitoren dhe kualifikimin.
“Ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira. Ne nuk ishim shumë konkret në pjesën e parë të lojës, ndërkohë në atë të dytën u gjendëm mirë dhe shënuam edhe golat e tjerë. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen, pasi që skuadra tregoi karakter dhe kur luan kështu nuk e kemi problem”, deklaroi fillimisht Idrizi.
Gjithsesi tekniku mitrovicas ka treguar shqetësimin e tij, pasi i nevojitet skuadrës afrimi i një sulmuesi.
“Kemi nevojë për një sulmues, por edhe Muja po e kryen detyrën mjaft mirë. Do të shohim se çfarë do të ndryshojë deri në fund të kampionatit“, përfundoi Idrizi.