Ivan Gazidis thotë se për Zlatan Ibrahimoviç “nuk vlen çdo rregull” pasi që ai dëshiron të ndërtojë një Milan “modern dhe ndryshe nga të tjerët”.
“Ndihem tamam milanez. Erdha në MIlan pasi që ishte ëndërr e imja. Dëshiroj të jem pjesë e rikthimit të këtij klubi në maje të Europës”, tha CEO i Kuqezinjve për Sky Sport Italia.
“Dëshiroj të ndërtojë një Milan progresiv dhe modern, në jemi vetëm në fillim të këtyre hapave”, ka vazhduar ai.
Kuqezinjtë janë në vendin e parë në Serie A me dy pikë para Interit dhe Gazidis e ka lavdëruar për këtë Zlatan Ibrahimovicin dhe Stefano Piolin”.
“Trajneri është i mençur dhe i përkushtuar”, tha drejtori i Milani derisa për Ibran “bëjnë përjashtim të gjitha rregullat”.
“Uniteti është krucial, unë ndihem si një tifoz i Milanit”, ka konkluduar Gazidis në këtë intervistë.