Rajmond Domenek drejt shkarkimit nga skuadra e Nant, nga ku e nisi këtë aventurë përpara një muaji.
Vetëm 7 ndeshje në kampionat, thuhet se do të zgjasë aventura e teknikut të njohur dhe me skuadrën e “kanarinave” drejt rënies për në Ligue 2.
Sipas asaj që raporton “ANSA”, ish-trajneri i kombëtares së Francës pritet të shkarkohet në orët në vijim, pasi skuadra e tij në Kupën e Francës pësoi një disfatë në shtëpi nga Lonsi me rezultatin 2-4.
Pas kësaj humbje klubi i njohur francez mund të marrë vendimin e shkarkimit të Domenek i cili duket se i ka orët e numëruara.