Portieri shikon tmerrin me sy, përfundon në spital

Futboll

Portieri shikon tmerrin me sy, përfundon në spital

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:50
Portieri shikon tmerrin me sy, përfundon në spital

Përfundon në spital në gjendje të rëndë, grabitësit e sulmojnë me thikë dhe i presin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Marok, ditën e djeshme. Portieri 17-vjeçar, Anur Kadmiri, i cili është pjesë e skuadrës së Kasablanka në Marok, është sulmuar me thikë nga disa grabitës.

Këta të fundit e kanë sulmuar me thikë portierin maroken, dhe tentuan t’i marrin telefonin. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, dhe në tentativë për t’i marrë tekefonin, grabitësit i kanë prerë ligamentet e dorës së majtë Kadmirit.

Pas kësaj, futbollisti është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Megjithatë pas ndërhyrjes së mjekëve, ku iu nënshtrua një operacioni dhe tani është në gjendje të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat