Pasi refuzoi kalimin te Juventusi gjatë merkatos së janarit, Fabio Quagliarella është gati të rinovojë edhe për një tjetër sezon kontratën e tij me Sampdorian dhe prej disa ditësh palët kanë nisur negociatat.
Drejtuesit e klubit gjenovez i kanë ofruar sulmuesit 38-vjeçar një kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, por me një pagë të reduktuar në masën 30%, kjo për shkak edhe të efekteve të pandemisë.
Gjithsesi vlen të theksohet se këtë sezon Quagliarella ka humbur vendin e titullarit,.
Megjithatë te Sampdoria e shohin ende si një alternativë të vlefshme dhe nuk kanë ndërmend të mbyllin bashkëpunimin në fund të sezonit.