Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman, Bundesliga, edhe përtej këtij sezoni.
Mustafi shfrytëzoi ditët e fundit të afatit kalimtar për të kompletuar huazimin e tij nga Arsenali te Schalke.
Rikthimi në Bundesliga si duket e ka emocionuar mbrojtësin shqiptar, pasi planifikon të mbetet edhe më shumë pjesë e këtij kampionati.
Sipas mediumit Sport Bild, Mustafi dëshiron të qëndrojë në Gjermani përtej verës, por nuk ka gjasa që ai të mbetet me Schalke.
Me gjasat e Schalkes për rënie nga kategoria, e ardhmja e Mustafit duket të jetë diku tjetër në Bundesliga.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit është i etur të mbetet në ‘atdheun’ e tij, por të vazhdojë të luajë futboll në kategorinë e lartë të Gjermanisë.