Futbolli është lojë burrërore, por disa herë has edhe në telashe të papritura në fushë, sidomos kur e ke në përcjellje vazhdimisht ndonjë futbollist provokues!
Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, në fund të viteve të 80-ta përkatësisht në vitin 1989, kur luante për Prishtinën në Ligën e Dytë Federative të ish Jugosllavisë, gjatë ndeshjes me OFK Beogradin, që u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, vërtetë hasi në probleme të mëdha në fushë me një mbrojtës të asaj kohe, siç ishte serbi i papërshtatshëm Sasha Nedelkoviq.
Kozniku vazhdimisht provokohej nga mbrojtësi serb sepse ky i fundit nuk gjente asnjë zgjidhje për të ndalur sulmuesin tonë korpulent.
Në një moment në mesfushë, siç tregon edhe vet Kozniku, në duel në ajër për top e qëllon serbin dhe ia thyen tre dhëmbë.
“Ai duke tentuar të më provokoj, futet gabimisht nën bërrylin tim dhe iu thyen tre dhëmbë. U habita kur e pashë, por ai ishte fajtor”, tregon Kozniku një detaj të fundviteve të 80-ta, për gazetën kombëtare “Bota sot”.