Monaco ka siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Francës, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Grenoble.
Skuadrës nga principata franceze i mjaftoi një gol i sulmuesit malazez Stefan Jovetiç në minutën e 36’ për të avancuar në turin tjetër.
Bëri detyrën edhe klubi i Marseille, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Auxurre. Dario Benedetto dhe Dieng shënuan për Marseille në pjesën e dytë dhe vulosën kualifikimin e skuadrës.
Zhgënjen sërish Nantes, që ndonëse shkarkoi trajnerin Domenech, u mposht me shifrat 2-4 nga Lens dhe i dha lamtumirën Kupës së Francës. Ndërkohë Toulouse dhe Montpellier ia dolën të triumfojnë të dyja 0-2 në transfertat përkatëse ndaj Srasbourg dhe Bordeaux, për të kaluar në turin tjetër.