Agnelli dhe Conte nuk kanë qenë të vetmit protagonistë të Juventus-Inter.
Sipas gazzetta.it, që ka cituar burime zikaltër, në tunelin e Allianz Stadium, pas pjesës së parë, edhe menaxheri i ekipit milanez Gabriele Oriali dhe drejtori sportiv i bardhezinje Fabio paratici kanë patur një debat të ndezur.
“Mos guxoni të flisni me lojtarët dhe stafin tonë”, duket se ka thënë Oriali. E rëndë përgjigjja e Paratici-t: “Do të ishte më mirë për ty të na rrije larg, përndryshe do të të rrah”.
Mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci, dhe arbitri Mariani kanë qenë të pranishëm.