Tirana pret të përfitojë të paktën 1 milion euro nga shitja e talenteve si Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Marsel Ismajlgeci.
Deri më tani presidenti i klubit bardheblu, Refik Halili, u ka rezistuar ofertave, veçanërisht për sulmuesin.
Megjithatë, çdo gjë mbetet e hapur dhe nuk është çudi që Muçi të ikë brenda këtij muaji. Në klubin bardheblu e bëjnë të sigurt largimin e tij, në mos këtë muaj, në fund të sezonit.
Gjithsesi, drejtuesit duan një shifër që t’i bindë, minimalisht 600 mijë euro për të lëshuar talentin që është edhe pjesë e Kombëtares U-21. Për Çelhakën dhe Ismajlgecin ka interes konkret nga klubet kroate, por zyrtarisht te Tirana nuk japin detaje për shifrat që janë ofruar për mesfushorin dhe mbrojtësin e majtë.