Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, shënon autogol. Ai me skuadrën e tij, St. Gallen, si mysafirë u ndanë baras (2:2) me Servetten.
Servette ka pasur edhe një rast të qind për qindtë në minutën e 24-të, por Kyei dështoi nga penalltia.
Për Servetten shënuan Kyei (20') dhe Fazliji (60'-autogol), ndërsa Stillhart (7') e Guillemenot (48') për St. Gallenin.
Fazliji u paraqit standard për St. Gallenin dhe Kastrioti Imeri nga minuta e 79-të për Servetten.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran, ndërsa St. Gallen është në pozitën e pestë me 24 pikë sa ka edhe Servette një pozitë më poshtë.