Dijon nuk ia doli që të kualifikohet në të 16-ën e finales së Kupës së Francës në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, me Dijonin, si vendas u ballafaquan me Lille-n, duke pësuar humbje me rezultat 1:0.
Lideri i kampionatit francez u tregua më i vëmendshëm dhe arriti fitore minimale, që e kualifikoi më tej.
Autor i golit është Camara në minutën e 15-të.
Celina si zakonisht titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 65-të.