Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, ka analizuar disa nga ndeshjet e Kupës së Kosovës, që u zhvilluan sot dhe dje.
Befasitë si gjithmonë nuk munguan, sidomos eliminimi i Gjilanit nga skuadra e Istogut.
Sermaxhaj ka shkruar se ndikojnë edhe disa faktorë që mund të humbësh ndeshjen.
"Ndeshjet e kupës në futbollin e Kosovës vazhdojnë të jenë të paparashikuara!
Pse ndodh të jetë kështu.
Ndikojnë disa faktorë që X - ekipet mund të humbasin ndeshjen kundrejt një kundërshtari me cilësi më të vogla.
P.sh: Disa nga faktorët e mundshëm:
Mos përgatitja e mjaftueshme e ekipit (komponimi i ekipit, përgatitja teknike dhe taktike e lojës, mungesat eventuale nga lëndimet etj).
Motivi i ekipeve të vogla ndaj ekipeve të mëdha.
Objektivat e ekipeve.
Nënvlerësimi i kundërshtarit.
Trajner cilësor në ekipe jo cilësore dhe e kundërta.
Ndeshja e parë zyrtare pas pushimit mes-sezonal e të tjera si këto.
Në një ndeshje ku përballen të mëdhenjët, vendosin detajet për humbje ose fitore. Por të humbet i madhi nga i vogli, asnjë nga faktorët e lartpërmendur nuk arsyetohen"”, shkruan Sermaxhaj në profilin e tij në facebook.