Një film për jetën e Zlatan Ibrahimoviç pritet që të lansohet së shpejti, me emigrantin boshnjak që u shndërrua në njërin prej ikonave dhe legjendave të futbollit në Suedi dhe Europë. Aty do të luajnë edhe dy të Kosovës
Filmi “I am Zlatan” do të lansohet gjatë këtij viti. Një nga autorët e skenarit thuhet se është David Lagecrantz, një person që e ndihmojë Ibrahimovichin për të shkruar edhe librin që ka të njëjtin titull.
Filmi fokusohet në vitet e para të rinisë së Ibrahimoviç si futbollist profesionist.
Në rolin e boshnjakut paraqitet fillimisht Dominic Bajraktari Andersson që do të luajë Zlatanin e moshës 11-13 vjeçare.
Pas këtij është Granit Rushiti që pritet të paraqitet në rolin e Zlatanit nga 17-23 vjeç.
Filmi ka filluar xhirimet në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që të jepet premierë në verën e vitit 2021/