Mërgim Berisha me Salzburgun fitojnë derbin austriak.
Salzburg ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Austrisë nga Vjena, në takimin e javës së 16-të.
Futbollisti nga Kosova, Berisha tregon lojë të mirë dhe asiston në golin e dytë.
Në minutën e 72-të, Berisha asiston ndërsa Aaronson realizon për 2:1.
Për Salzburgurn shënuan Koita (65'), Aaronson (72'), Sucic (90+4’) dhe për Austrinë Teigl (59').
Berisha u zëvendësua në minutën e 72-të.
Salzburg merr kreun e tabelës me 37 pikë, duke e lënë pas Rapidin me 36, ndërsa Austria mban vendin e shtatë me 18 sosh.