Messi, Dembele, Griezmann dolën kokulur nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Mbrëmje e zezë për Barcelonën, pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Sevilla, në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Në minutën e 25-të, Jules Kounde kalon në epërsi ekipin e Sevillës, ndërsa Ivan Rakitiç në atë të 85-tën, i jep qetësi skuadrës të tij, duke e thelluar fitoren në 2:0.
Kroati Rakitiç ndëshkon ish skuadrën e tij, Barcelonës.
Sevilla gjithsesi se ka një kapital të madh pr sfidën e kthimit në “Camp Nou”, po ashtu duke e marr parasysh edhe situatën jo të mirë që po kalon klubi katalunas.