Zinedine Zidane publikoi në rrjetet sociale të tij një video të golit të tij të parë profesional në Ligue 1 si lojtar i Cannes.
Duke mbajtur numrin 9 në shpinë, Zidane pranoi mori topin pak jashtë zonës së Nantes dhe e parabolloi portierin me një gjuajtje të bukur.
Pasi dërgoi topin në rrjetë, trajneri aktual i Real Madridit tregoi edhe aftsitë e tij të vallëzimit në fushë.
Kanë kaluar rreth 30 vjet që nga goli i parë profesional i Zidanes, i cili erdhi në një fitore 2-1.
Francezi u largua nga Cannes në vitin 1992 për t’u bashkuar me Bordeaux, para se të transferohej në Juventus katër vjet më vonë.
Në 2001, Zidane u bashkua me Real Madridin dhe qëndroi derisa e mbylli karrierën, pas finales së Kupës së Botës 2006.