Trajneri i Tigresit, Rikardo Fereti, nuk u trembet aspak bavarezëve në finalen që do të luhet sot në mbrëmje në Katar: “
Bayerni ka aftësi të mëdha dhe ka fituar shumë tituj, por edhe ne kemi fituar shumë tituj në vitet e fundit. Nuk duam të nënvlerësojmë askënd, por as nuk do të mbivlerësojmë askënd. Ne do të hyjmë në lojë me respektin e duhur, por sigurisht nuk do të kemi frikë”, tha trajneri i meksikanëve.
“Sipas statistikave, Bajerni është një ekip fitues, ashtu si ne, por çdo skuadër mund të humbasë herë pas here.
Duhet të luajmë shumë mirë ndaj kundërshtarëve kaq të fortë. Jam i bindur që ne mund ta bëjmë atë dhe po pres me padurim një lojë të madhe. Ne kemi analizuar aftësitë e gjermanëve dhe i kemi parë ata të luajnë shumë herë.
Ne e dimë saktësisht me kë kemi të bëjmë. Duhet t’u kundërvihemi dhe të krijojmë situata të rrezikshme”, tha Fereti.