Bayern Munich humbet një lojtar shumë të rëndësishëm, disa orë para finales së Botërorit të Klubeve kundër Tigres, e planifikuar të nisë sot, nga ora 19:00.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky Deutschland”, Thomas Müller u testua pozitiv për Coronavirus në tamponin e fundit. Sulmuesi gjerman iu nënshtrua testit dje dhe rezultati ishte katastrofik. Asnjë problem për finalen e kompeticionit, e cila duhet të luhet rregullisht dhe pa ndonjë problem.
Në këtë pikë, Müller rrezikon të mos marrë pjesë as në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, në “Olimpico” kundër Lazio, e planifikuar të luhet saktësisht pas 12 ditësh.
Gjithçka do të varet nga koha e negativizimit, për të cilën nuk mund të ketë siguri. Më parë, Leon Goretzka dhe Javi Martinez ishin prekur gjithashtu nga virusi famëkeq nga radhët e bavarezëve.