Jules Kounde ka marrë vëmendje nga shumë klube pas golit që shënoi ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Copa del Rey.
Manchester United ka qenë klubi i parë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Sevillas.
Pas saj, janë bashkuar edhe disa ekipe të tjera siç janë PSG, Real Madrid dhe madje edhe Barcelona.
Sevilla nuk po mendon për të negociuar me asnjë skuadër, pasi klauzola e lojtarit është 80 milion dhe mund të përfitojnë shumë nga kjo.Kounde është vetëm 22 vjeçar dhe mendohet të jetë e ardhmja e mbrojtjes.