​Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Ibrahimoviq e Milanit

Futboll

​Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Ibrahimoviq e Milanit

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:34
​Ende nuk kanë filluar bisedimet mes Ibrahimoviq e Milanit

Lideri i Serie A, Milan është afër marrëveshjes me yllin Zlatan Ibrahimovic për zgjatje të kontratës, pavarësisht se bisedimet ende nuk kanë filluar, raporton “TMW”.

Dy nga krerët e klubit Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis e kanë bërë të qartë dëshirën që Ibrahimovic të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”.

Sidoqoftë, ylli suedez i është përgjigjur kësaj kërkese duke thënë se kjo gjë varet prej tij, nëse është i gatshëm për të vazhduar ende si futbollist profesionist në Serie A.

Pavarësisht moshës, Ibrahimovic këtë sezon ka arritur të paraqitet në 11 ndeshje në Serie A, duke regjistruar 14 gola dhe një asistim për skuadrën e Milanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat