Betim Halimi do të jetë nën urdhrat e ish-lojtarit të Manchester Cityt e Barcelonës, Yaya Toure.
37-vjeçari Toure është kthyer në qytetin ku edhe e nisi karrierën si futbollist në vitin 2003.
Toure do të jetë trajner asistent në skuadrën e Olimpik Donetskut që bën gara në elitën e futbollit ukrainas.
Pjesë e Olimpik Donetskut është edhe portieri kosovar, Betim Halimi.
Halimi (2.04 m), është pjesë e skuadrës ukrainase prej shkurtit të vitit 2019.