Reagon Liverpool

Futboll

Reagon Liverpool

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Reagon Liverpool

Liverpool përmes një postimi në uebsajtin e tyre kanë konfirmuar vendimin e marrë nga Komiteti i Kompensimit Profesional të Futbollit në lidhje me regjistrimin e Harvey Elliott.

The Reds duhet të paguajnë disa tarifa shtesë për lojtarin Harvey Elliott, që përfshijnë një shumë afro 6 milion euro, të cilat paguhen varur nga perfomanca e lojtarit.

Klubi ka dhënë përgjigjen vijuese pas këtij vendimi: “Ne respektojmë rezultatin e procesit të drejtë dhe të plotë të PFCC në këtë çështje”, u tha në komunikatë.

“Tani shpresojmë ta mirëpresim Harvey nga periudha e huazimit me Blackburn Rovers gjatë verës dhe ta ndihmojmë atë të vazhdojë të ndërtojë drejt një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Anfield”, vazhduan tutje.

Në fund klubi i Liverpoolit falënderoi gjykatën për procesin e rregullt dhe marrjen e vendimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat